“Rangnick ka zgjedhur Nagelsmann te Milani!”. Zbulohen 4 emrat në merkato dhe “fiksimi” hungarez

3 Qershor 2020
14:56
Telesport
back button

Milani i Ralf Rangnick përgatitet të marrë formë dhe së shpejti, sapo gjermani të takohet me drejtuesit e klubit, pronarët e fondit Elliott (Gordon Singer) duke shtrënguar duart. Përgatitet revolucioni, edhe pse pikëpyetjet janë të mëdha sa i përket stafit teknik, drejtuesit, merkato, investimet…

Ufficiale Rangnick Milan incontro: ecco le ultime novità

Megjithatë, ish-trajneri Gianni di Marzio ka zbuluar: “Kam qenë gjithmonë i bindur që Milani ka marrë Ralf Rangnick dhe besoj se menaxheri gjerman ka vendosur të marrë me vete në Milano edhe trajnerin e Leizpig, Julian Nagelsmann”.

Sakaq, “Sportmediaset” ka zbuluar edhe emrat që Rangnick ka përcaktuar për këtë merkato vere: të gjithë do të provohen të merren dhe, atje ku do të ketë vështirësi, do të ekzistojnë alternativa.

Casa Mercato Viola, offerta da 40 milioni rifiutata per Milenkovic ...

Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madrid (Luka Jovic), për mbrojtësit e PSV (Dumfries) e Fiorentinas (Milenkovic), mesfushorin e Salzburg (Szoboszlai) dhe talentin e Benficas (Florentino Luis).

Milan, vicino Dumfries del Psv: c'è la conferma del giocatore

Së fundmi, kuqezinjtë janë edhe në gjurmët e norvegjezit të Celtic, Ajer, bashkëmoshatar me Milenkovic, pra 22 vjeç.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit