Rangnick kërkon “krahun e djathtë” te United | Duhet paguar klauzola përtej Oqeanit, drejton në Nju Jork

3 Dhjetor 2021
21:40
Telesport
back button

Gerhard Struber mund të kthehet në punë me Ralf Rangnick te Manchester United.

Sipas The Sun, trajneri i ri i United do t’i kishte kërkuar klubit që të kishte trajnerin austriak, aktualisht në krye të New York Red Bulls, si ndihmës të tij në krye të klubit anglez.

Të dy punuan së bashku te Salzburg ku Rangnick ishte menaxher dhe trajner i të rinjve ishte Struber.

Lidhja e austriakut me klubin amerikan mund të përfaqësojë një pengesë, pavarësisht se sezoni i MLS-së ka përfunduar, me Djajtë e Kuq që duhet të paguajnë një klauzole për të liruar trajnerin që ka ende një kontratë dyvjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit