Ranieri: Komplimente skuadrës, por duhet t’i shmangim vuajtjet

11 Mars 2019
23:01
back button

Megjithëse vuajti shumë në fund të takimit, Roma e Claudio Ranieri-t ka dalë nga ndeshja me Empolit me tre pikë më shumë. Pas ndeshjes, këto ishin fjalët e trajnerit të rikthyer në stolin e kryeqytetasve: 

“Ishte një ndeshje e vështirë, pa shumë lojtarë në dispozicion dhe pa liderë. Uroj skuadrën pasi edhe me 10 lojtarë nuk i dhamë një mundësi për të shënuar. 

Isha i sigurt për golin e anuluar në fund pasi prekja me dorë ishte e qartë. I falënderoj tifozët pasi qëndruan pranë nesh në këtë moment të vështirë. 

Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të shmangim vuajtjet si kjo e sotmja. Duhet të përmirësohemi në prapavijë dhe unë do të bëjë çmos për ta ndihmuar skuadrën.

Duhet kohë për të parë Roma-n time, pasi kam kryer vetëm një ditë stërvitje me grupin. Zaniolo duhet të jetë në rregull. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit