Ranieri kritikon drejtuesit për largimin e De Rossit!

16 Maj 2019
12:31
Anton Cicani
back button

Claudio Ranieri, trajneri i Romas, në prag të sfidës ndaj Sassuolos në kampionat, ka folur shumë për çështjen "De Rossi", që do të largohet nga verdhekuqtë në fund të sezonit pas 18 vitesh…

"Nuk njoh projektet e Palottas për sa i përket të ardhmes, sepse me siguri nuk ka folur me mua, ndaj nuk mund të them më shumë. Besoj se në çdo klub ka ndryshime, ndaj ndodh që edhe pika referimi të largohen. 

Ndoshta, De Rossit, që është kapiteni dhe simboli, i duhej komunikuar në një formë tjetër, duke i dhënë atij mundësinë për të menduar mirë dhe kjo nuk është bërë".

"Eshtë ligji i futbollit: klubi nëse vendos të ndryshojë, e bën edhe pikë! Kur në raste të caktuara janë lojtarët që duan të ikin, ndodh që të jetë klubi të dojë që të ikin. Por, me De Rossin duhej përdorur takt".

"Nëse do të më merrej mendim, do të thoja se duhet të qëndrojë, sepse është lider, kapiten dhe e dua ta kem pranë meje. Ai është lider fushe, jo jashtë saj…".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit