Raphinha, Chelsea e kishte seriozisht. Por Barcelona kishte një avantazh

3 Korrik 2022
13:24
Denis Hakanaj
back button

Raphinha është një nga protagonistët e merkatos prej javësh tashmë. Braziliani ka vendosur prej kohësh të largohet nga Leeds-i dhe ofertat sigurisht që nuk kanë munguar.

Pak ditë më parë, Chelsea bëri hapa të rëndësishëm me qëllimin serioz për ta mbyllur operacionin për lojtarin e datëlindjes 1996-të.

Megjithatë, prej disa muajsh është bllokuar nga Barcelona dhe i ka dhënë fjalën klubit katalanas, që nuk ka mundur ta mbyllë më herët operacionin për shkak të problemeve që dihen tashmë.

Tani, Barcelona duket se i ka zgjidhur ato probleme dhe ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për Raphinha-n, plus 10 si bonus, të cilën mund ta përmirësojë për të arritur deri në 75 milionë euro.

Dhe në atë pikë mund të arrihet marrëveshja me Leeds-in, duke u mbështetur tek avantazhi i madh që Raphinha i ka dhënë përparësi Xavi-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit