Rashford fton 120 milionëshin: Dp të ishte bukur ta kishim këtu

1 Prill 2020
22:39
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ka qenë përsëri në këtë sezon protagonist me paraqitje të shkëlqyera, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës.

Një nga këto klube është Manchester United, skuadër ku Sancho ka një mik që ëndërron të luajë me të. Bëhet fjalë për Marcus  Rashford.

Sulmuesi i Djjave të Kuq ka folur për bashkëkombësin e tij: “Natyrisht që do të ishte fantastike taa kishim këtu. Është një lojtar i madh”.

Ndërkohë tifozët e United ëndërrojnë një treshe ëndrrash në sulm të përbërë nga Rashford, Sancho dhe Martial.

Dortmund e ka nxjerrë në shitje yllin e saj, por kërkon 120 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit