Rashford  mbetet larg, PSG bën gati 70 milionë euro për yllin e Serisë A

12 Gusht 2022
12:58
Denis Hakanaj
back button

Pasi liroi Angel di Marian, i tregoi derën Mauro Icardi-t dhe shiti Arnaud Kalimuendo, Paris Saint-Germain dëshiron të mbyllë merkaton e verës me një goditje të madhe në sulm.

Prioriteti i parizienëve është Marcus Rashford, tashmë i kërkuar në kohën e negociatave komplekse për rinovimin e Kylian Mbappe.

Megjithatë, sot, Manchester United ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta privojë veten nga xhevahiri i tyre (kontrata i skadon në vitin 2023) nëse nuk vjen një ofertë e çmendur.

Propozim që Luis Campos do të ishte i gatshëm ta bënte vetëm për një lojtar tjetër, pikërisht Rafael Leao, të cilin njeriu i merkatos i PSG-së e njeh mirë që nga koha e Lille.

Sipas RMC Sport, një ofertë prej 70 milionë eurosh për portugezin është gati dhe Abdou Diallo, objektivi i Milan-it në merkato, gjithashtu mund të jetë pjesë e operacionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit