Rashford “ngjit” United në Champions, një mrekulli ndal Cristiano Ronaldo-n (Video)

22 Janar 2022
17:57
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 kundër West Ham, rival direkt i Djajve të Kuq për një vend në zonën Champions.

Ndeshja e luajtur në Old Trafford ka qenë e luftuar dhe me pak raste.

Vendasit kanë protestuar për dy penallti pas dy faulleve të pësuar nga Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk ka qenë dakord.

CR7 ka shkuar shumë afër golit në minutën e 90-të, por gjuajtja e tij është ndalur nga një super pritje e Areola-s.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i Rashford në minutën e 93-të që ka ngjitur Manchester United në vendin e katërt të renditjes.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit