Rashford nuk fal, vazhdon me ritmet e golave! Feyenoord shkatërron Shakhtar Donetsk me rezultat tenistik (PAMJET)

16 Mars 2023
20:08
Telesport
back button

Europa League është kthyer mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube. Juventus synon të mbajë gjallë ëndrrën europiane dhetë mbrojë fitoren 1-0 të marrë në Torino në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Freiburg.

GOLI I ANULUAR I VLAHOVIC – VIDEO

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t, në fakt, kanë arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 28-të me një gol të Dusan Vlahovic, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur episodi më i rëndësishëm i ndeshjes, me vendasit që kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gulde. Juventus ka fituar një penallti që është transformuar në gol nga Vlahovic.

GOLI ME PENALLTI I VLAHOVIC – VIDEO

Duket se e ka hipotekuar që ne 45 minutat e para kualifikimin në çerekfinale skuadra e Feyenoord, që e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0 ndaj Shakhtar Donetsk falë golave të Gimenez (9′) dhe Kokcu (24′, pen. 38′) dhe ka shenuar edhe tri gola te tjere ne pjesen e dyte me Idrissi 49′ dhe 60′ dhe Jahanbakhs 65′.

Fenerbahce e ka mbyllur 1-0 në avantazh pjesën e parë kundër Sevilla, që ka fituar 2-0 në takimin e parë të luajtur në Spanjë. Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Betis dhe United. Djajtë e Kuq kanë fituar 4-1 në takimin e parë. Skuadra e Ten Hag megjithate ka gjtur golin e pare ne token iberike me Rashford ne fillim te pjeses se dyte…

GOLI I RASHFORD – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit