Lajme të këqija për Southgate, ylli detyrohet të largohet nga kombëtarja

21 Mars 2019
18:30
back button

Marcus Rashford është tërhequr nga përfaqësuesja angleze dhe nuk do të luajë në dy ndeshjet e para të kualifikueseve të Euro 2020 për shkak të një dëmtimi në kavilje, këtë e ka konfirmuar trajneri Gareth Southgate. 

Përgatitjet e Tre Luanëve për ndeshjen e së premtes ndaj Republikes Çeke nuk kanë shkuar edhe aq mirë për shkak të dëmtimeve të shumta. 

John Stones, Fabian Delph, Ruben Loftus-Cheek, Luke Shaw dhe Trent Alexander-Arnold janë larguar nga kombëtarja këtë javë. 

Southgate do të ketë vetëm 21 lojtarë në dispozicion pasi Rashford është rikthyer te Manchester United në prag të ndeshjes ndaj Çekisë. 

21-vjeçari ka zhvilluar një stërvitje të veçuar nga ekipi për të parë gjendjen e tij, por kavilja i shkakton akoma dhimbje. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit