Rashica beson: Anglia s’na prishi planet, fitojmë ndaj Çekisë

13 Tetor 2019
19:55
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në lidhje me situatën që po kalon Kosova dhe mendon se duhet të ëndërrojnë, pavarësisht se Çekia fitoi ndaj Anglisë. Situatat në grupin e “Dardanëve” nuk janë shumë të favorshme, por sulmuesi i Werder Bremenit nuk i druhet aspak.

Dëmtimi – “Jam i gatshëm 100 për qind. Në ndeshjen e fundit në Bundesliga kam luajtur 90 minuta dhe jam gati për ndeshjen kundër Malit të Zi. Të gjithë e dimë se nuk është ndeshje e lehtë ndaj Malit të Zi. Në takimin e parë kemi pasur shumë shanse, por nuk kemi shënuar, gjë e cila nuk besoj se do të ndodh këtu”.

Tifozeria – “Kemi mbështetjen e tifozëve dhe besojmë se do ta marrim fitoren. Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe ne si lojtarë kemi marrë përvojë të mirë”.

Fitorja e Çekisë – “Humbja e Anglisë nuk i zbeh shanset tona. Ne do të luanim vetëm për fitore ndaj Çekisë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit