Seanca stërvitore e së mërkurës ka përfunduar pas treçerek ore për Milot Rashicën. Kosovari duhet ta ndërpriste para kohe stërvitjen për shkak të problemeve në hip.
Sulmuesi, i cili po kalon një sezon fantastik me Werder Bremen, nuk mund të vazhdonte dot dhe pjesëmarrja e tij për ndeshjen e së dielës ndaj Borussia Dortmund është në dyshim.
Trajneri Kohfeld shpreson që ta ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës dhe është shprehur se nuk është diçka serioze.
Kosovari ka bërë 32 paraqitje këtë sezon me skuadrën gjermane, duke shënuar nëntë gola.