Rashica larg Werderit, gjermanët paralajmërojnë futbollistin

11 Korrik 2020
15:01
Eraldo Harlicaj
back button

Milot Rashica është emri që pëlqehet dhe ndiqet prej kohësh nga Cristiano Giuntoli. Napoli pëlqen sulmuesin nga Kosova dhe beson se do t’ia dalë mbanë për të bindur lojtarin dhe drejtuesit e klubit për t’iu bashkuar në merkaton e verës.

Werder Bremen nga krahu tjetër është përgatitur për të humbur futbollistin, por nuk duan që ta shesin lirë. Gjermanët do të ecin me ofertën më të mirë për futbollistin. “Ka shumë interes për Rashicën dhe ne jemi në bisedime me disa klube”, – tha për mikrofonët e Bild, drejtori i Werder Bremen, Frank Baumann.

“Ne kemi nisur të projektojmë të ardhmen pa të sezonin e ardhshëm dhe natyrisht që do ta shesim për ofertën më të mirë, sepse nuk duam ta humbasim për pak para”, – tha ai. Rashica ka një klauzolë liri për 35 milionë euro, por klubet duan të paguajnë më pak për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit