Rashica ndëshkon Dortmund-in dhe zgjon “bishën” Haaland (Video)

18 Prill 2021
15:55
Denis Hakanaj
back button

Ka ardhur goli i parë i Milot Rashicës në këtë sezon.

Ylli i Werder Bremen ka ndëshkuar Borussia Dortmund në Signal Iduna Park.

Rashica ka marrë një pasim të bukur nga Eggestein dhe ka mposhtur me lehtësi portierin Hitz.

Festa e miqve nuk ka zgjatur shumë, duke parë se verdhezinjtë kanë përmbysur gjithçka me Reyna dhe Haaland në harkun e pesë minutave.  Norvegjezi, i cili nuk kishte shënuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren dhe klubin, ka realizuar edhe të tretin për Dortmund në minutën e 38-të.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit