Rasti “Diallo” te PSG, shfaqen kërcënime jete! Vajza mohon nga rajoni, por rrezikon shumë

11 Nëntor 2021
17:36
Telesport
back button

Pasurohet ngjarja gati “kriminale” te ekipi i femrave te PSG.

Një tjetër arrestim ka ndodhur gjate hetimeve te sulmit ndaj Kheira Hamraoui, lojtares se Paris Saint Germain, për të cilën u arrestua shoqja e saj e ekipit, Aminata Diallo.

Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, arrestimi policor i futbollistes së dyshuar si autore e planit per sulmin brutal per ta demtuar keq shoqen e ekipit, e cila ndodhet në qelitë e komisariatit të policisë gjyqësore të Versajës, ka sjelle deri tani ne mohime nga vajza. Ajo betohet se nuk ka gisht ne kete histori.

Një tjetër grua me precedentë kriminale e cila ishte në kontakt telefonik me Diallo ditët e fundit është ndaluar nga policia. Sipas asaj që u zbulua nga Radiomontecarlo, për më tepër, në ditët para sulmit, disa lojtare të PSG-së ishin kontaktuar me kërcënime me vdekje!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit