Rasti i çuditshëm i Dzemaili-t, vjen lamtumira pas 10 muajsh dhe zero ndeshjesh të luajtura

24 Tetor 2020
14:33
Denis Hakanaj
back button

Pothuajse 10 muaj anonimitet në Kinë.

Historia e Blerim Dzemaili-t te Shenzen FC ka mbaruar pa filluar. Lajmin e ka dhënë vetë ish-futbollisti i Bologna-s nëpërmjet një mesazhi të publikuar në Instagram.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç do të donim”, ka shkruar Dzemaili. “Gjithsesi, kam patur kënaqësinë të takoja njerëz fantastikë, të njihja këtë vend fantastik, një kulturë e re dhe një qytet i pabesueshëm. Faleminderit Kina! Faleminderit Shenzen FC!”.

Pas 10 muajsh te klubi kinez, dhe pavarësisht një kontrate të vlefshme akoma deri në vitin 2021, mesfushori i ka thënë lamtumirë klubit pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Edhe për shkak të Coronavirus, aventura aziatike e Dzemaili-t nuk është mbyllur në mënyrën e duhur.

 

View this post on Instagram

 

Things doesn’t always work out as we wish. Anyway I had the pleasure to meet some great peoples, get to know a fantastic country, new culture and an incredible city. Thanks China! Thank you Shenzhen FC. 谢谢大家,再见! #shenzhen #china

A post shared by Blerim Dzemaili (@b.dzemaili) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit