Mosmarrëveshja e Barcelona-s me La Liga-n për Gavi-n është përshkallëzuar pasi uebsajti i La Liga-s e ka hequr mesfushorin nga skuadra e Barcelona-s. Kjo vjen disa ditë pasi çështja për regjistrimin u zhvillua në gjykatë me klubin katalanas që humbi mundësinë për ta regjistruar yllin.
Dyshohet se Gavi mund të bëhet edhe një lojtar i lirë në fund të sezonit nëse Barcelona nuk merr parasysh çështjet e tyre financiare. La Liga ka refuzuar të regjistrojë kontratën e re të 18-vjeçarit pasi Barca u konsiderua se e kishte tejkaluar kufirin e shpenzimeve përtej fundit të sezonit.
Klubi ka tentuar vazhdimisht që ky vendim të anulohet. Tani La Liga e ka hequr Gavi nga lista e skuadrës së Barçës në faqen e tyre të internetit në një tjetër shenjë të thellimit të mosmarrëveshjes.
Kjo hap mundësinë që klubi spanjoll potencialisht t’i duhet të çregjistrojë të riun dhe t’i hapë derën klubeve të tjera që përpiqen ta marrin atë me kosto zero.
Klubi i Camp Nou kishte menduar se largimet e Memphis Depay dhe Gerard Pique do t’i lejonin ata të regjistronin Gavi. Por ata tani duhet të eksplorojnë opsionin për të lënë më shumë yje të largohen për të rregulluar bilancet.
Ndërsa gjërat jashtë fushës vazhdojnë të jenë sfiduese, trajneri Xavi ka arritur të ndezë një kthesë me rezultate. Fitorja dramatike ndaj rivalëve të Real Madrid në kampionat pak para pushimit për ndeshjet e kombëtareve i ka siguruar katalanasve një avantazh prej 12 pikësh në krye të renditjes.
Por përmirësimi do të jetë i nevojshëm në Europë pasi Barcelona u eliminua nga fazat e grupeve të Champions League për të dytin vit radhazi dhe u eliminua nga Manchester United në Europa League.