Sezoni i futbollit është afër fundit. Mungon vetëm finalja e Champions League për t’i vënë vulën sezonit 2021/22. Të gjithë kampionatet kryesore kanë përfunduar tashmë dhe kanë dhënë verdiktet e tyre.
Në Ligue 1, për shembull, ka qenë Paris Saint-Germain që është shpallur kampion. Mbappe me shokë kanë ngritur kupën dhe kanë marrë medaljen. Megjithatë, jo gjithë lojtarët e skuadrës mund të krenohet për titullin kampion.
Në fakt, siç ka shpjeguar edhe Goal, Layvin Kurzawa nuk do të mund të krenohet për titullin edhe pse është pjesë e skuadrës së PSG-së.
Arsyeja? Rregullorja e Ligue 1 flet qartë: për të qenë kampion duhet të kesh luajtur të paktën një minutë në kampionat. Mbrojtësi nuk e ka bërë këtë duke parë se nuk ka zbritur kurrë në fushën e lojës dhe, për ndeshjet e fundit, as që është grumbulluar nga trajneri Pochettino.
Në fakt, në këtë sezon, Kurzawa ka luajtur vetëm pak minuta në Suprekupën e Francës në fillim të sezonit. Për këtë arsye, lojtari i datëlindjes 1992 nuk do të mund të thotë se e ka fituar Ligue 1 2021/22.
E ardhmja e tij është akoma për t’u vendosur dhe që mund të jetë larg Parisit për të shmangur që të mos luajë siç ka ndodhur këtë vit.