Rasti kurioz i Hertha Berlin: presidenti i ri është një ish-tifoz ultras

27 Qershor 2022
14:36
Denis Hakanaj
back button

Një rast kurioz direkt nga Gjermania: siç ka bërë të ditur media gjermane Sky Sport De, Hertha Berlin ka zgjedhur presidentin e ri të klubit, Kay Bernstein.

41-vjeçari është zgjedhur pas një asambleje të jashtëzakonshme dhe do të marrë vendin e presidentit historik Werner Gegenbauer, në detyrë nga 2008-ta.

Klubi gjerman, pas rënies në Bundesliga 2, ka arritur të ngjitet në kategorinë kryesore të kampionatit gjerman pas playoff-it me Hamburg-un, dhe është gati të kthehet në  futbollin e rëndësishëm.

Bernstein ka arritur të mposhtë konkurrencnën e politikanit Frank Steffel, duke siguruar 1670 vota nga 3016 skeda zgjedhore.

Por ka një kuriozitet shumë interesant: presidenti i ri i klubit gjerman ka qenë për një kohë të gjatë një ultras i skuadrës berlineze. Kështu që, tifozët mund të jenë të qetë: tani skuadra është në duart e një njeriu që i ka shumë për zemër ngjyrat e Hertha Berlin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit