Reagim perfekt, Shtubina dhe Selmani nderojnë Laçin ndaj Skënderbeut

20 Prill 2019
17:59
back button

Pas dy humbjesh rresht, Laçi ka reaguar në mënyrë perfekte, duke mposhtur Skënderbeun 1-0, me një gol të Ndriçim Shtubinës në minutën e 30-të.

Duhej pikërisht shkodrani për të prishur tersin te Laçi, sepse goli i tij në kampionat mungonte prej 2 muajsh dhe skuadra e Starovës e kishte ndjerë jo pak këtë thatësirë të përkohshme.

Kur shënon, Shtubina i ka gola të rëndë dhe sërish goli i tij ka vlejtur 3 pikët, sepse Skënderbeu nuk arriti të reagonte pas golit të pësuar.

Gjithsesi, ishte një betejë, sepse korçarët luajtën mirë dhe ushtruan presion konstant, por nëse goli nuk doli në dritë ishte edhe meritë e Getian Selmanit, perfekt ndaj Dejvi Bregut, duke pritur një penallti në pjesën e dytë.

Fitorja kthen Laçin në autostradën drejt Europës, sepse tashmë vendi i tretë nuk është larg, por natyrisht shpresohet që Kukësi apo Flamurtari të gabojnë në mbrëmje.

LAÇI-SKËNDERBEU          1-0

Shënues: Shtubina 30′

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj (Jonuzi 78′), Shtubina, Okpotu (Domgjoni 90+2′), Xhixha. Trajner: Sulejman Starova.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo (Toskic 85′), Pervan, Gripshi, Bregu (Pëllumbi 78′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit