Reagon trajneri i Qarabag, flet me superlativa për Partizanin

18 Qershor 2019
15:51
back button

Partizani do të përballet me kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag, për raundin e parë kualifikues drejt fazës së grupeve të Champions League.

Në lidhje më këtë sfidë foli trajneri i skuadrës azere, Qurban Qurbanov, i cili e drejton këtë skuadër që nga viti 2008.

"Si zakonisht, ne do të përballemi me një kundërshtar serioz. Klubet shqiptare janë shumë të disiplinuara dhe ne po përballemi me një kundërshtar të vështirë. Siç e dimë, ata do të kenë trajneri të ri dhe do të kemi një kundërshtar që ishte i pakapshëm, me diferencë midis skuadrës së sezonit të kaluar dhe këtij viti, gjithashtu mund të ketë transferime të reja. Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm", tha Qurbanov për sfidën ndaj “Demave të Kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit