Real-Barcelona, “El Clasico” në merkato për Lewandowski-n e ri

8 Korrik 2020
16:22
Denis Hakanaj
back button

Nga fusha e futbollit në merkato.

Sfida mes Real Madrid dhe Barcelona-s duket se nuk njeh limite. Dy klubet janë gati të sfidohen edhe në garën për përforcimin më të mirë të mundshëm, ndërsa në fushën e lojës vazhdon lufta për La Liga-n.

Los Blancos kanë një avantazh prej katër pikësh ndaj katalanasve. Një diferencë që nuk do të ketë asnjë ndikim në merkato, kur lufta do të ketë mbaruar.

Sipas Don Balon, dy klubet po sfidohen për një objektiv të përbashkët. Bëhet fjalë për Filip Marchwinski, sulmues polak i rritur te Lech Poznan, i cili ka shumë ngjashmëri me Robert Lewandowski.

Edhe për shkak moshës së re, është vetëm 18 vjeç, djaloshi pëlqehet shumë nga Real Madrid dhe Barcelona, gati të hidhen në sulm për ta marrë në skuadër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit