Real del nga gara për 90 milionëshin e Serisë A, hapet rruga për Chelsea dhe United

22 Qershor 2022
15:06
Denis Hakanaj
back button

Milinkovic-Savic do të qëndrojë te Lazio apo do të largohet? Një pyetje që kthehet gjithmonë në çdo sesion të merkatosprej disa vitesh tashmë.

Mesfushori serb, nga ana e tij, vazhdon të dominojë teknikisht dhe, mbi të gjitha, fizikisht në Serinë A. Shifrat nuk gënjejnë: në sezonin e fundit ka realizuar 11 gola dhe 11 asiste në 37 ndeshje të luajtura në kampionat.

Klubet e mëdha vazhdojnë e ndjekin nga afër dhe ai do të donte të bënte hapin e madh në karrierën e tij. Presidenti Lotito, natyrisht, kërkon një shumë të madhe, mes 80-90 milionë euro (kontrata i skadon në 2024-ën). Me pak fjalë, një operacion aspak i lehtë.

27-vjeçari, siç dihet, pëlqehet shumë nga Juventus-i. Bardhezinjtë janë një hap larg kthimit në Torino të Pogba, por vazhdojnë të monitorojnë Milinkovic.

Një nga opsionet e preferuara, nëse jo më e preferuara nga të gjitha, të lojtarit është Real Madrid, një tjetër klub i interesuar për mesfushorin edhe në javët e kaluara.

Megjithatë, transferimi në Spanjë i serbit duket se nuk do të konkretizohet, të paktën jo në merkaton e kësaj vere. Këtë e ka zbuluar gazetari Tony Damascelli, në frekuencat ‘Radio Radio’:

“Real Madrid nuk do të blejë më asnjë. Duhet të shesë tre lojtarë, kështu më është thënë”, ka zbuluar gazetari i njohur italian.

“Kanë bërë dy blerje dhe tani nuk do të blejnë futbollistë të tjerë. Janë kampionë të Europës dhe në mesfushë kanë lojtarë të rinj dhe të fortë. Kroos do të largohet, ndoshta do të shkojë te Manchester”.

Mbetet gjithsesi i pamundur transferimi i Sergej Milinkovic-Savic te Zonja e Vjetër, të paktën për momentin. Serbi mund të transferohet në Premier League, ku e duan Chelsea dhe Manchester.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit