La Liga

Real, ëndrra e madhe e Perez rrezikon të përfundojë në Premier

E ardhmja e Neymar është një nga pikëpyetjet e mëdha për sezonin e ardhshëm. Duket qartë se ky do të jetë sezoni i fundit i brazilianit në Paris dhe tashmë ka nisur të mendojë për destinacionin e ri. Kjo është ajo që shkruan “Don Balon”.

Ekipe si Real Madrid apo Barcelona, janë të interesuara, por nuk janë të vetmet. Një mesazh shumë i qartë ky për Florentino Perez. Ekziston një tjetër ekip i madh europian që është i gatshëm t’ia “rrëmbejë nga duart” nr.‘10’ të PSG.

Bëhet fjalë për Manchester City-n. Pep Guardiola kërkon një lider në skuadër dhe Neymar duket se është i duhuri. Ish-trajneri i Barcelonës, beson se ekipit i duhet një yll botëror për të luftuar në Champions, ashtu si Barça ka Messi-n apo Juventus ka Cristiano Ronaldo-n. Ai do Neymar.

Çështja qëndron se Neymar nuk do ti dukej aspak keq një kalim në Premier League. Për më tepër nëse do të ishte nen drejtimin e Pep Guardiola. Braziliani ka shumë oferta dhe janë të shumta ekipet që e duan atë.

Më shumë nga La Liga