“Real favorizohet nga arbitrat”, merret vendimi për Pique

15 Prill 2021
18:04
Denis Hakanaj
back button

Komisioni i disiplinës i Federatës Spanjolle të Futbollit ka mbyllur procedurat kundër Gerard Pique, për disa deklarata të bëra nga lojtari i Barçës shkurtin e kaluar që vinin në dyshim integritetin e arbitrave.

Hetimi mund të kishte çuar te një skualifikim i mbrojtësit të Barçës nga 4 deri në 12 ndeshje, por në fund nuk do të ketë asnjë sanksion ndaj tij.

Pique, i cili kishte deklaruar gjatë një lidhje direkte në rrjetet sociale se “85% e arbitrave janë nga Madridi. Si mund të mos e favorizojnë Real-in?”, do të jetë në dispozicion për finalen e Kupës së Mbretit dhe për ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit