Real fiton Champions-in, Pele mesazh special për brazilianët e tij dhe… Ancelotti-n

29 Maj 2022
14:21
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka fituar Champions League për herën e 14-të në historinë e klubit. Lojtari që ka vendosur finalen ka qenë Vinicius Junior, autori i golit që i ka dhuruar fitoren madrilenëve kundër Liverpool-it.

Heroi tjetër i skuadrës së Carlo Ancelotti-t ka qenë Thibaut Courtois, i cili ka shpëtuar rezultatin dhe ka mbajtur portën të paprekur me pritjet e tij.

Kanë qenë të shumtë ata që u kanë bërë komplimentet madrilenëve në rrjetet sociale. Mes tyre dallohet mesazhi i legjendës Pele, i cili nuk i ka kursyer elozhet për brazilianët e Real-it dhe trajnerin Ancelotti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

“Ja pse futbolli është sporti më i bukur në botë. Kam aptur mundësinë të shikoj një mik të dashur, Vinicius, që ka kaluar shumë sfida dhe më pas ka vendosur një sfidë epike si kjo”, ka shkruar Pele në Instagram.

“Jam i lumtur që kam parë Marcelo-n të bëhet braziliani i parë që e ngre kupën e Champions-it si kapiten. Kam parë një portier të jashtëzakonshëm, Courtois, që ka bërë pritje të pabesueshme.

“Dhe kam parë një trajner strateg, Carlo Ancelotti, që ka ditur të interpretojë çdo moment dhe të përdorë në mënyrën më të mirë karakteristikat e skuadrës së tij. Urime Real madrid. Çfarë aventure e bukur!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit