Real fiton derbin dhe rimerr kreun, Atletico e mbyll me 10 lojtarë pas simulimit të turpshëm (Pamjet)

18 Shtator 2022
23:03
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid është kthyer në vendin e parë të La Liga-s pasi ka mundur 2-1 Atletico Madrid në javën e gjashtë të kampionatit spanjoll.

Sfida e zhvilluar në Wanda Metropolitano ka qenë shumë e luftuar dhe shumë e tensionuar. Los Blancos kanë arritur ta zhbllkojnë takimin në minutën e 18-të me nja gol të mrekullueshëm të Rodrygo.

ATLETICO-REAL – VIDEO

Në minutën e 36-të ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, i shënuar nga Federico Valverde, që po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme.

Atletico Madrid ka arritur të ngushtojë diferencat në minutën e 83-të me Hermoso, por ka qenë tepër vonë për skuadrën e Diego Simeone-s.

Hermoso ka qenë protagonist edhe në fundin e ndeshjes duke marrë kartonin e dytë të verdhë për një goditje me bërryl ndaj Ceballos, por imazhet kanë treguar se lojtari i Real-it ka simuluar.

KARTONI I KUQ I HERMOSO DHE SIMULIMI I CEBALLOS

Kampionët në fuqi mbajnë vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Barcelona, ndërsa Colchoneros janë në vendin e shtatë me dhjetë pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit