Real gjen pasardhësin e Casemiro-s në La Liga

24 Maj 2020
22:45
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid po planifikon të ardhmen.

Sipas Mundo Deportivo, madrilenët e shikojnë Marco Roca-n, mesfushorin e Espanyol, si zëvendësuesin e mundshëm të Casemiro-s.

Katalanasit kanë pretenduar në fillim pagesën e klauzolës 40 milionë euro, por për shkak të krizës ekonomike nuk përjashtohet mundësia që kërkesat e tyre të ulen.

23-vjeçari ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 33 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Espanyol-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit