Real, Hazard i bën vetes një dhuratë 500 mijë euro

14 Korrik 2020
15:24
Denis Hakanaj
back button

Në sezonin e tij të parë me fanellën e Real Madrid, Eden Hazard ka shumë mundësi që të fitojë La Liga-n. Jo keq për sulmuesin belg, i cili ka shkuar nga Chelsea në Madrid verën e kaluar.

Hazard ka jetuar një sezon të veçantë mes polemikave, për shkak të formës fizike, dhe dëmtimeve. Gjithsesi, ka kohë për t’u përmirësuar dhe për të vazhduar fitoret.

29-vjeçari duket se ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë për suksesin e ardhshëm si kampion i Spanjës.

Në fakt, siç tregojnë imazhet e publikuara nga defensacentral.com dhe nga AS, Hazard ka zbuluar një makinë të re me vlerë 500 mijë euro.

Belgu ka shkuar në Valdebebas me një Lamborghini Aventador SVJ. Një makinë absolutisht speciale dhe me një çmim marramendës për këdo, natyrisht jo për atë.

Hazard ka shpenzuar rreth gjymsë milioni euro për të siguruar një nga 63 modelet e prodhuara, duke ia shtuar koleksionit të tij të pasur ku janë të pranishme makina si Audi Q8, RS4 Avant, A5 dhe R8 V10 Plus, BMW X6, Range Rover Sport, Nissan LEAF dhe GT-R, Aston Martin Vanquish, Mercedes-Benz Classe C dhe një Mercedes-AMG GT R.

Xhevahiri i fundit që i është shtuar garazhit të Hazard mund të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 350 km/h.

Një dhuratë e bukur për titullin e La Liga-s që Real Madrid mund ta sigurojë këtë të enjte në ndeshjen kundër Villarreal-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit