Real-i në rënie të lirë, drejtuesit të përçarë për zëvendësuesin e mundshëm 

21 Tetor 2020
21:14
Denis Hakanaj
back button

Një tjetër humbje për Real Madrid, që ka konfirmuar periudhën e keqe. Los Blancos kanë pësuar një humbje të paparitur 3-2 në Champions League kundër Shakhtar.

Pas humbjes në kampionat, nisje me disfatë në Europë dhe tani stoli i Zidane duket gjithmonë e më shumë në rrezik. Në rast se nuk do të ketë një kthesë nga skuadra, shkarkimi i tij do të ishte një hipotezë shumë konkrete.

Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen janë të përçarë për sa i takon zëvendësuesit të mundshëm. Florentino Perez mendon për një zgjidhje të brendshme, siç do të ishte Raul, aktualisht trajner i ekipit të dytë.

Ndryshe mendon pjesa tjetër e drejtuesve që do të donin një trajner me më shumë eksperiencë. Një nga emrat e marrë në  konsideratë është ai i Massimiliano Allegri-t.

Ish-trajneri i Juventus-it është akoma pa ekip, por është gati të kthehet në pistë. Emri i tij ishte mes pasardhësve të mundshëm të Zidane, por pëlqehet edhe nga PSG, Manchester United dhe nga Roma me Lazio-n në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit