Real-i nuk i rinovon kontratën, Milan vihet në lëvizje për “xholin” spanjoll

26 Nëntor 2020
17:56
Denis Hakanaj
back button

Në Spanjë janë të sigurt: Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit sepse klubi i Florentino Perez nuk do t’ia rinovojë kontratën që skadon qershorin e ardhshëm.

“Xholi” spanjoll do të bëhej kështu një rast shumë i mirë me kosto zero në merkato për klubet e Serisë A.

Një nga skuadrat që ka treguar interes në të kaluarën për yllin e Los Blancos ka qenë Milan-i, që tani mund të vendosë të hidhet në sulm për mesfushorin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit