Real-i shtang Hazard, planifikohet transferimi i bujshëm i belgut

17 Gusht 2022
15:56
Denis Hakanaj
back button

Eden Hazard mund të përfundojë te Galatasaray, me Real Madrid që duket se është i hapur për mundësinë për ta shitur yllin belg.

31-vjeçari nuk ka arritur të shkëlqejë në Santiago Bernabeu nga momenti i transferimit të tij nga Chelsea në 2019-ën për 103 milionë sterlina.

Dhe tani duket se mund të transferohet në Turqi, sipas së përditshmes turke Fotomac. Galatasaray duket se po përgatit një ofertë për Hazard.

Gjithashtu, thuhet se klubi është optimist për blerjen e sulmuesit. Vetë Hazard nuk ka ndërmend të largohet nga Real-i, por madrilenët duket se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të mundshme.

Klubi turk synon të vazhdojë goditjet e bujshme në merkato pas nënshkrimit të Lucas Torreira nga Arsenal-i dhe Dries Mertens nga Napoli.

Gjigantët e futbollit turk shpresojnë që pikërisht Mertens të arrija ta bindë shokun e tij belg që të largohet nga Real Madrid. Megjithatë, një transferim i Eden te klubi i Stambollit mund të shkaktojë shumë polemika.

Në fakt, vitin e kaluar u tha se Hazard është betuar se do të luajë për armiqtë numër një të Galatasaray, Fnerbahce, para se të tërhiqet nga futbolli.

Ish-drejtuesi i Fenerbahce, Hasan Cetinkaya, ka thënë për Hazard: “Ai ka një simpati të jashtëzakonshme për Fenerbahce dhe më ka dhënë fjalën e tij: ‘Hasan, një ditë do të luajë për Fenerbahce-n, vetëm se unë nuk e di se kur do të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit