Real, ish-trajneri Solari zbulon dëshirën

17 Nëntor 2019
17:44
Denis Hakanaj
back button

“Do të më pëlqente të drejtoja një ekip në Premier League”, me këto fjalë Santiago Solari, ish-trajneri i Real Madrid, është kthyer të flasë për të ardhmen e tij si trajner.  

Pas eksperiencës me madrilenët, Solari ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në drejtim të një ekipi në një intervistë të dhënë për Daily Mail.

“Shikoj shumë ndeshje të Premier League. Është një kampionat shumë i rëndësishëm. Më i miri. Ka lojtarë të pabesueshëm dhe disa prej trajnerëve më të mirë të botës”, ka thënë argjentinasi.

“Ka kombësi dhe stile të ndryshme loje, pa harruar se kampionati anglez është përfaqësuar nga katër skuadra në dy finalet e mëdha europiane të viti të kaluar”.

Solari, pas 32 ndeshjesh si trajner i Real Madrid, duket se është gati të rikthehet dhe pret vetëm një telefonatë nga Anglia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit