Real Madrid, Bale nuk është vetëm: dy yje të tjerë dalin kundër klubit

7 Gusht 2020
16:12
Denis Hakanaj
back button

Gareth Bale është kthyer në qendër të vëmendjes pas grumbullimit të munguar për ndeshjen e Champions League mes Real-it të tij dhe Manchester City-t.

Trajneri Zinedine Zidane ka provuar të shpjegojë se lojtari nuk është grumbulluar sepse nuk donte të luante, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Edhe pse, nëse nga njëra anë ish-ylli i Tottenham-it duket se nuk ka dëshirë të luajë për Real-in, nga ana tjetër nuk do as të pranojë ofertattë tjera dhe të largohet nga Los Blancos, me financat e klubit që kanë nevojë të dëshpëruar për një shitje të rëndësishme.

Sipas Don Balon, shembulli i Bale ka ndikuar edhe te lojtarë të tjerë të madrilenëve.

Edhe James Rodriguez dhe Mariano Diaz, që nuk janë pjesë e projektit teknik të Real-it, nuk kanë ndërmend të largohen, duke preferuar të presin skadencën e kontratës.

Një lloj revolte kundër klubit madrilen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit