Real Madrid blindon 21-vjeçarin me 500 mln euro

29 Mars 2020
20:40
Denis Hakanaj
back button

Për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus, është shumë herët për të  menduar për merkaton.

Ndër të tjera, nëse kriza ekomomike që po gjunjëzon futbollin do të vazhdojë akoma është pothuajse e sigurt se në verë nuk do të shihen goditje në merkato. Në fakt, klubet do  të duhet të mendojnë në fillim për të sistemuar bilancet dhe më pas për të shoenzuar.

Pavarësisht nga kjo, Florentino Perez kërkon të parandalojë çdo lëvizje  të rivalëve. Presidenti i Los Blancos synon të mbrojë kryesisht të rinjtë e skuadrës.

Mes tyre bën pjesë edhe Federico Valverde, mesfushor uruguaian i datëlindjes 1998 që ka mahnitur publikun e Bernabeu-t në këtë sezon.

Klubet e mëdha që interesohen për të janë të shumtëë dhe për këtë arsye Perez ka vënë një klauzolë të çmendur për çdo klub: 500 milionë euro.

Po, e lexuat mirë. Një shumë që ka  pak mundësi që  të paguhet nga dikush për të siguruar shërbimet e Valverde-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit