Real Madrid, Cristiano Ronaldo i “tradhtuar” dy herë. Ja nga kush

1 Prill 2023
15:50
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo ka provuar dy herë të kthehet te Real Madrid, skuadra në të cilën ka luajtur mes 2009-ës dhe 2018-ës, por në të dyja rastet është refuzuar.

Hera e parë që CR7 ka provuar të kthehet në Spanjë ka qenë në verën e vitit 2021, por në fund portugezi ka vendosur të transferohet nga Juventus-i te Manchester United.

Edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte dëshirë të kthehej te Real Madrid, ka qenë presidenti Florentino Perez që ka dalë kundër dhe nuk e ka lejuar kthimin e tij.

Edhe pasi ka prishur kontratën me United, para se të transferohej në Arabinë Saudite, Ronaldo ka shkuar të stërvitet disa herë në qendrën sportive të Real Madrid.

38-vjeçari duket se ka shpresuar te një telefonatë e Los Blancos, që më pas nuk ka ardhur. Këtë herë ka qenë Carlo Ancelotti që ka refuzuar: trajneri nuk ka qenë dakord me kthimin e portugezit, me këtë të fundit që duket se është ndier i “tradhtuar”.

Kështu, pasi është refuzuar për një herë të dytë nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka vendosur të pranojë ofertën përrallore  të Al-Nassr, ku aktualisht përfiton një rrogë 200 milionë euro në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit