Real Madrid dhe Barcelona humbin në La Liga, fajin e ka… fanella

18 Tetor 2020
12:00
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid në fillim, Barcelona më pas.

Një e shtunë e zezë për dy superfuqitë e Spanjës, të dyja të mposhtur anë kampionat 1-0. Një ngjarje e rrallë të shohësh dy gjigantët që humbasin dhe faji mund të jetë i fanellave.

Nuk ndodhtë që nga 2018-ta që Real dhe Barcelona të humbnin në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin rezultat. Një javë nga Clasico, dy më të mirat e Spanjës  kanë dalë me kokën ulur nga fusha pas një të shtunë për t’u harruar.

Por duket se faji i humbjeve është i fanellave.

Në rrjetet sociale, në fakt, ka shpërthyer një “gjueti” e vërtetë për fajtorin dhe janë të shumtë ata që kanë zgjedhur fanellën rozë të përdorur nga dy skuadrat.

Të dy ekipet kanë zbritur në fushë me uniformat e reja, që nuk janë pëlqyer nga pjesa më e madhe. Pas humbjeve të djeshme, përveçse nuk pëlqehen, fanellat rozë tani i sjellin edhe ters skuadrave.

Në rrjetet sociale ka nga ata që kanë bërë shaka dhe kanë pyetur se çfarë do të ndodhte nëse të dy ekipet do ta vishnin uniformën rozë në Clasico.

Nuk na mbetet gjë tjetër që të presim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit