Real Madrid do Chiesa-n: ja oferta për të bindur Juventus-in

26 Janar 2023
16:59
Denis Hakanaj
back button

Pas një sezoni makth, ai i kaluari, i shënuar edhe nga dëmtimi i rëndë i pësuar në Romë në fillimin e vitit 2022, Federico Chiesa kërkon të rikuperojë sa më shpejt maksimumin e formës së tij.

Sinjalet, shumë inkurajues para Kupës së Botës, janë kthyer në një siguri. Kjo falë disa paraqitjeve shumë të mirë, të bëra akoma më të çmueshme nga perla e realizuar në Kupën e Italisë kundër Monza-s.

Megjithatë, Chiesa nuk ka pasur kohë as të gëzohet për rikuperimin e  formës fizike dhe kthimin në nivele shumë të mira për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit të FIGC që i ka dhënë një goditje të rëndë objektivave të klubit.

Kualifikimi pothuajse i pamundur në edicionin e ardhshëm të Champions League (në pritje të kërkesës së klubit për rigjykim) i detyron drejtuesit e klubit bardhezi të bëjnë disa zgjedhje të dhimbshme.

Për këtë arsye ish-ylli i Fiorentina-s mund të shitet dhe duket se një klub i madh i futbollit europian është gati të hidhet në sulm për sulmuesin italian.

Sipas portalit Elnacional.cat, Real Madrid-i i Carlo Ancelotti-t duket se ka zgjedhur futbollistin e bardhezinjve për të rinovuar repartin e sulmit, që aktualisht udhëhiqet nga 35-vjeçari Karim Benzema.

Florentino Perez duket se ka ndërmend të kënaqë trajnerin e tij, duke përgatitur një ofertë që duhet të çojë në Torino njërin mes Alvaro Odriozola dhe Lucas Vazquez, të cilët konsiderohen të tepërt në Madrid, plus një shumë në para.

Real Madrid e vlerëson sulmuesin e Juventus-it rreth 60 milionë euro. Një shifër e arritshme me përfshirjen e një prej lojtarëve të përmendur më sipër. A do të mjaftojë për të bindur Zonjën e Vjetër?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit