Real Madrid dorëzon kurorën, finale surprizë në Euroleague

18 Maj 2019
15:54
Telesport
back button

CSKA Moskë dhe Anadolu Efes janë dy ekipet finaliste të Euroleague në basketboll për meshkuj, finale e cila do të luhet të dielën në mbrëmje në Spanjë. Në dy sfidat e “final four” (gjysmëfinale) u arritën rezultate surprizë, madje pati edhe përmbysje fantastike.

Anadolu Efes fitoi 92-73 ndaj Fenerbahce në derbin turk, një rezultat surprizë, pasi Fenerbahce e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe konsiderohej si favorite. Gjithsesi, në një fushë asnjanëse, skuadra e Anadolu Efes bëri surprizën, madje duke fituar me 19 pikë diferencë.

Fenerbahce rivalizoi vetëm në periodën e parë (Vesely 14 pikë)  dhe më pas loja u komandua nga skuadra e Amadolu Efes. Ai që bëri diferencën në parket ishte Larkin, që realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Micic me 25 pikë, një dyshe që i dha fitoren ekipi të Anadolu.

Në gjysmëfinalen tjetër, CSKA Moskë fitoi 95-90 ndaj Real Madrid, kampion në fuqi, ndeshje me më shumë rivalitet se e para. Madje ekipi “merengues” ishte vazhdimisht në epërsi, duke u shkëputur deri në 8 pikë, 73-65 në fund të periodës së tretë.

Gjithsesi, në 10-minutëshin e fundit vjen përmbysja e CSKA-së, që bëri një lojë fantastike. Ishin pikërisht dy spanjollë, De Colo e Rodriguez ata që bënë diferencën në fushë, duke realizuar nga 23 pikë secili për CSKA-në. Për Real u dallua Causeur me 18 pikë, por që mbetën për statistikë.

Euroleague – Finale Four

Fenerbahce – Anadolu Efes, 73-92

Real Madrid – CSKA Moskë, 90-95

Euroleague – Vendet 3-4 (19 maj)

Fenerbahce – Real Madrid, ora 17:30

Euroleague – Finale (19 maj)

Anadolu Efes – CSKA Moskë, ora 20:30

Lajme të tjera

Lajmet e fundit