Real Madrid duhet të “falënderojë” mendjemadhësinë e Vini Jr, Sociedad i mban barazimin. Barcelona arratiset +5 tani! (PAMJET)

29 Janar 2023
23:16
Telesport
back button

Barcelona arratiset, Real Madrid ben sehir! Skuadra e Ancelottit duket se do ta kete te veshtire te arrije ose kaperceje katalanasit duke qene se kete sezon duken totalisht ndryshe nga vjet dhe sigurisht qe hasin veshtiresi…

Reali i Madridit ngec në shtëpi, aty ku ne Bernabeu, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Real Sociedad, qe eshte forca e trte e kampionatit, duke mbetur tashmë 5 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Reali u shfaq dukshëm më kërkues, por nuk ia doli të thyejë murin bask dhe të shënojë të paktën një gol, duke u detyruar të kënaqet me vetëm një pikë në këtë takim. Kjo është ndeshja e dytë në 3 të fundit, që Reali nuk merr dot maksimumin, çka i ka dhënë mundësi Barcelonës që të shkëputet me 5 pikë më shumë në vendin e parë.

Per t’u theksuar qe rastin e ndeshjes e pati ne kembet e tij Viniciur Jr qe sonte provoi nje numer rekord driblimesh (21 te tilla, me vetem 9 me suskes!) por qe me pas perpara portierit kundershtar u hiponitizua ose provoi te bente me te veshtiren per t’ia kaluar parabole.

RASTI I VINICIUS JR – VIDEO

Lojtari i Realit u shfaq me shume nervoz sa duhej dhe ne nje moment ne fund madje rrezikoi edhe te kuqin duke e kapur futbollistin kundershta me nje gjest aspak profesional prej tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit