Real Madrid e Barcelona dominojnë Euroleague, kryesojnë së bashku renditjen

27 Nëntor 2021
10:19
Gentian Spiri

Real Madrid e Barcelona vijojnë të kryesojnë Euroleague edhe pas ndeshjeve të raundit të 12-të, duke triumfuar në sfidat e fundit. Dy ekipet spanjolle kanë nisur shkëputjen ndaj rivalëve, duke përfituar nga humbjet që pësuan Milano dhe Zenit.

Barcelona fitoi 96-73 ndaj Zalgiris Kaunas, ndërsa Real Madrid fitoi 88-60 derbin me Baskonia Gasteiz. Zhgënjen Armani Milano, që në fushën e tij u mposht thellë 93-72 nga Olympiacos. Kjo humbjen ngjit ekipin grek në vendin e tretë në renditje.

Euroleague – Raundi i 12-të

CSKA Moskë – Bayern Mynih, 77-74

Fenerbahce – Anadolu Efes, 84-89

Baskonia Gasteiz – Real Madrid, 60-88

Alba Berlin – Maccabi Tel Aviv, 91-86

Panathinaikos – Zenit st.Petersburg, 70-64

Crvena Zvezda – Unics Kazan, 78-98

Monaco – Villeurbanne, 84-85

Armani Milano – Olympiacos, 72-93

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 96-73

Lajme të tjera

Lajmet e fundit