Real Madrid fiton “in extremis”, Fenerbahce merr kreun e Euroleague

7 Dhjetor 2018
22:24
Telesport
back button

Raundi i 11-të i Euroleague në basketboll për meshkuj është mbyllur sot në mbrëmje me 3 takimet e fundit. Kampionët e Real Madrid fituan “in extremis” 84-82 ndaj turqve të Anadolu Efes, ndeshje e luajtur në Stamboll, ku nuk munguan emocionet dhe rivaliteti. Një fitore me përmbysje e ekipit “merengues”, që në minutat e fundit përmbysën një disavantazh prej 15 pikësh që kishin karshi ekipi turk, që nuk arriti të triumfojë edhe pse e kishte fitoren në dorë. Moerman realizoi 19 pikët për Efes, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Real u dallua Ayton me 20 pikë, më i miri në parket.

Pa problemi fiton ekipi tjetër turk, Fenerbahrve, që mundi 81-69 grekët e Panathinaikos jashtë fushe. Një ndeshje e dobët e ekipit helen, që zhgënjeu para fansave të tij në këtë përballje mes dy ekipesh legjendare në Euroleague. Për turqit u dallua Kalinic me 18 pikë, një lider në fushë për Fenerbahce, mbështetur edhe nga lauvergne me 16 pikë e Vesely me 15. Surprizon skuadra e Baskonia Gasteiz, që mundi 76-73 CSKA Moskë, në një përballje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Rezultati ishte i hapur deri në fund, me vendasit që triumfuan falë 18 pikëve të Piorier.

Euroleague – Raundi i 11-të

Buducnost – Barcelona, 67-64

Darussfaka Stamboll – Maccabi Tel Aviv, 71-73

Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 83-75

Bayern Mynih –Khimki Moskë, 72-65

Armani Milano – Gran Canaria, 86-94

Anadolu Efes – Real Madrid, 82-84

Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 76-73

Panathinaikos – Fenerbahce, 69-81

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit