REAL MADRID FITON SUPERKUPËN | Courtois “stratosferik”, pret penallti si Holly & Benji (VIDEO)

16 Janar 2022
21:29
Telesport
back button

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës pasi ka mundur në gjysmëfinale Barcelona-n dhe në finale Athletic Bilbao.

Në Arabinë Saudite, mjaftojnë golat e Luka Modric dhe Benzema për të sjellë trofeun, por fundi mund të ishte me drithërima për djemtë e Ancelottit ku për një prekje me dorë, Militao doli me të kuq dhe arbitri vërshëlleu penallti për baskët.

Te pika e bardhë u paraqit Raul Garcia, veterani i ekipit spanjoll, që vendosi të befasonte duke zgjedhur mesin.

Por, Cortouois edhe pse u hodh nga e djathta e tij, me kembën e majtë bëri pritjen e ditës! Gjëra që zakonisht i kemi parë vetëm te Holly dhe Benji, kur ishim fëmijë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit