Real Madrid, fitore drithëruese me përmbysje. Ancelotti: Është një çmim që duhet ta paguajmë…

15 Gusht 2022
7:42
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, komentoi, siç raporton “Marca”, suksesin me përmbysje ndaj Almerias (nga disavantazhi 1-0 në fitoren 2-1): “Ne e nisëm lojën keq, ata shënuan menjëherë dhe më pas ndeshja ishte e komplikuar.

Nuk kishim freskinë e duhur, që të luanim me shpejtësi në sulm. Ata ishin të mbyllur mirë në mbrojtje. Tentuam shumë përmes goditjeve, por e patëm të vështirë ta hapnim rezultatin.

Në pjesën e dytë, Almeria ishte pak më e lodhur, ndaj ne kishim më shumë kontroll dhe më shumë mundësi. Tchouaméni dhe Camavinga? Sonte, ata nuk treguan cilësinë që shoh në stërvitje.

Është krejt normale, ata janë shumë të rinj dhe fanella që bartin e rëndë. Është një çmim që duhet ta paguajmë dhe e paguajmë me kënaqësi, sepse ata janë lojtarë të mirë.

Nuk ishte një ndeshje spektakolare, por duhet të kemi parasysh shumë gjëra, si ndeshja e së mërkurës”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit