Real Madrid gjen zëvendësuesin e Benzema te gjigantët e Serisë A

5 Gusht 2020
18:55
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Leao-s te Milan-i duket se ka ardhur në fund pas vetëm një sezoni. Për këtë është i bindur Don Balon, që ka shkruar se lojtari kuqezi ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Sipas së përditshmes spanjolle, portugezi 21-vjeçar është një lojtarët që Zidane po merr në konsideratë për rolin e zëvendësit të Benzema.

Një rol që ish-ylli i Lille duket se do të ishte i gatshëm ta pranonte menjëherë, gjithmonë nëse Los Blancos do të bindnin Milan-in.

Kuqezinjtë, në fakt, nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje për Leao-s, për të cilin interesohen edhe Fiorentina me Juventus-in.

Pak sepse në Milanello besojnë te përmirësimi i lojtarit dhe pak për shkak të bilancit prej ku kanë dalë 35 milionë euro verën e kaluar për kartonin e Leao-s.

Një shifër kjo që nuk e tremb Real-in, me kusht që Zizou të jetë me të vërtetë i bindur për të investuar te 21-vjeçari.

Pas dështimeve të Mariano Diaz dhe Jovic, Los Blancos duket se kanë vënë në shënjestër Leao-n për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit