Real Madrid i dorëzon fanellën me nr.7 blerjes së re, ja kush do të jetë pasuesi CR7

7 Qershor 2023
8:26
Telesport
back button

Fanella me nr.7 ka një rëndësi të madhe te skuadra e Real Madrid, pasi atë e kanë veshur disa nga ikonat e këtij klubi, yje të futbollit spanjoll e atij botëror, si Raul apo Cristiano Ronaldo. Dhe, kush e ka veshur atë fanellë ka shkruar historinë.

Kësaj liste donte t’i shtohej edhe belgu Eden Hazard, pas transferimit nga Londra, por dëmtimet bënë që ai të mos linte gjurmë të skuadra madrilène. Por tani një yll i ri do të veshë këtë fanellë, me shpresën që ta rikthejë numrin 7 në lavdinë e dikurshme.

Ai ëhstë mesfushori angles Jude Bellingham, që do të transferohet nga Borussia Dortmund. 19-vjeçari do të jetë blerja e parë e skuadrës “los blancos” këtë verë dhe klubi ka vendosur që t’ia japë atij fanellën ikonë me numrin 7 në shpinë.

Lajmin e konfirmoi sot “El Mundo”, që tha se brenda pak ditësh do të bëhet edhe zyrtarizimi i transferimit të mesfushorit anglez. Jude Bellingham është paguar gati 100 milionë euro nga Real Madrid, që pret shumë nga ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit