Real Madrid ka një plan për të kursyer 75 milionë euro

5 Prill 2020
21:48
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid po përgatitet të bëjë disa ndryshime në ekip, për të lehtësuar bilancin nga rrogat e majme. Sipas AS, lojtari i parë që madrilenët duan të largojnë është Gareth Bale, i cili fiton 29 milionë euro në sezon.

Më pas është James Rodriguez, që fiton 16.4 milionë euro në sezon. Asnjë nga të dy nuk konsiderohet i paprekshëm në ëtë moment nga trajneri Zidane, për këtë arsye është e mundur që të dy të nxirren në shitje.

Kontrata e Bale skadon në 2022-shin, ndërsa ajo e James në 2021-shin, gjë që e pakëson mundësinë e Real-it për të fituar një shumë të konsiderueshme nga shitja e tyre,

Mes lojtarëve të tjerë që mund të largohen janë edhe Mariano (8 milionë euro në sezon për vetëm 65 minuta të luajtura), Brahim (7 milionë euro për 170 minuta), Dani Ceballos (6 milionë) dhe Vallejo (4).

Sipas të përditshmes spanjolle, Real synon të kursejë 75 milionë euro nga heqja e këtyre rrogave nga bilanci. Ndër  të tjera, ka shumë mundësi që vitin e ardhshëm madrilenët të vendosin një tavan për rrogat, për t’i  bërë ballë në mënyrën më të mirë krizës së krijuar nga emergjenca shëndetësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit