Real Madrid kalon Man United si klubi më i vlefshëm në botë

16 Maj 2019
17:17
back button

Manchester United është parakaluar nga Real Madrid si marka më e vlefshme e botës së futbollit. 

Sipas një raporti të Brand Finance, gjigantët spanjollë tani vlejnë 1.65 miliard euro pas rritjes 26.9% që prej vitit 2018. 

Ndërkohë që United ka rënë 5.8% në 12 muajt e fundit dhe tani vlen 1.48 miliard euro. 

“Real Madrid ka treguar këtë vit se cili është sundimtari i botës së futbollit," shprehet Bryn Anderson, drejtori i Brand Finance. 

Pjesa tjetër e “Top 10” dominohet nga klubet e Premier League me Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham që bëjnë pjesë në këtë grup prestigjioz. 

Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City kanë ruajtur pozicionet e tyre ndër pesë më të mirëve. 

Studimi gjithashtu ka zbuluar se Premier League është kampionati më i shikuar në tregjet evropiane. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit