Real Madrid kërkon pasardhësin e Ancelotti-t: tre emra në listë

5 Tetor 2022
15:24
Denis Hakanaj
back button

REAL MADRID ka tre emra në shënjestër për të zëvendësuar Carlo Ancelottin. Trajneri italian është i sigurt në punën e tij pasi e udhëhoqi klubin drejt suksesit në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar, por Los Blancos janë ende duke planifikuar për të ardhmen.

Italiani, 63 vjeç, kohët e fundit premtoi se do ta mbyllë karrierën e tij me Los Blancos, por një periudhë pa trofe mund ta shihte Ancelottin nën presion dhe ndoshta të shkarkuar.

Nëse kjo ndodh, Real-i mund të bëjë një lëvizje për trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, sipas medias franceze Le10sport.

35-vjeçari ka ndërtuar një reputacion të madh në karrierën e tij të shkurtër, duke arritur në gjysmëfinalen e Champions League me Leipzig në vitin 2020 para se t ë transferohej te Bayern.

Ai fitoi Bundesliga-n me gjigantët gjermanë sezonin e kaluar dhe ka fituar 70 për qind të ndeshjeve të tij në krye të bavarezëve – ai u emërua gjithashtu trajneri i vitit në Gjermani në 2017 pasi përfundoi i katërti me Hoffenheim dhe u kualifikua në Champions.

Nagelsmann e di se çfarë duhet për të drejtuar një klub të madh, por dy emrat e tjerë në listën e Real-it do të ishin edhe më të përshtatshëm për të punuar në Bernabeu – Raul dhe Xabi Alonso.

Të dy kanë luajtur për Real Madrid dhe kanë fituat La Liga-n dhe Champions League – Raul, 45 vjeç, ka fituar fitoi 10 trofe të mëdha dhe ka shënuar 323 gola për klubin. Ai është gjithashtu trajner i Real Madrid Castilla dhe ka fituar 40 për qind të ndeshjeve të tij në krye.

Zinedine Zidane gjithashtu fitoi përvojë në krye të ekipit B të Realit përpara se të merrte drejtimin e ekipit të parë kryesor pas 18 muajve të kaluar me Castilla.

Ish-ylli i Liverpool-it, Alonso,  ka përvojë të ngjashme me Raul-in duke parë se ka drejtuar ekipin B të Real Socidedad për tre vjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit