Real Madrid mposht Sociedad, askush si Vinicius dhe Benzema në Europë (Video)

4 Dhjetor 2021
23:04
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet.

Los Blancos kanë marrë fitoren e radhës në La Liga dhe kanë përforcuae vendin e parë në renditje.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka fituar 2-0 në transfertë kundër Real Sociedad.

Takimi është vendosur në fillimin e pjesës së dytë falë golave të Vinicius (47′) dhe Jovic (57′).

Real Madrid është skuadra e parë me dy lojtarë që kanë shënuar të paktën 10 ose më shumë gola në pesë kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon: Karim Benzema (12) dhe Vinicius Junior (10).

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit